E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baggio i gatshëm të ulet në stolin e trajnerit

Legjenda e Juventusit, Roberto Baggio, është i gatshëm të fillojë karrierën si trajner, shkruajnë mediat italiane.

"Gazzetta dello Sport" thotë se Baggio do të fillojë hapat e parë si trajner në Coverciano (fusha qendrore e Federatës Italiane të Futbollit, FIGC) në muajin shtator.

Renzo Ulivieri, ish-mentori i tij te Bologna, i cili tani është president i FIGC, i ka ofruar atij një rol teknik, ndërsa edhe Interi është në kontakte me të.

Baggio ka nevojë të kalojë Kursin A të UEFA-s dhe kualifikimet e UEFA PRO para se të mendojë për të qenë trajner në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›