E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do firmosja edhe 10 vjet me Bajernin

Myler

Në Madrid për Murinjon nuk është gjithçka një fushë me lule. Pas refuzimit të marrë nga Interi për Militon dhe Shnajderin dhe gjysmë-tërheqjen e brazilianit Maikon, trajneri portugez ka parë t’i mbyllet dera në fytyrë edhe nga Myleri i Bajernit të Mynihut. Direkt lojtari në fjalë ka deklaruar për përditshmen prestigjioze gjermane “Bild” se nuk e mendon largimin te Reali: “As nuk më intereson Reali, unë dua të rritem te Bajerni. Do të firmosja edhe dhjetë vite të tjera me klubin, edhe pa rritje rroge”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›