Man. Junajtid, në sulm për Filip Lahm
Mbrojtësi
Mançester Junajtid kërkon të përforcojë repartin difensiv dhe objektivi kryesor i Sër Aleks Ferguson është Filip Lahm, lojtari që mbajti shiritin e kapitenit te Gjermania gjatë Kupës së Botës. 26-vjeçari ishte kapiteni më i ri në historinë e përfaqësueses gjermane, ndërsa skuadra e Joakim Lëv u klasifikua në vendin e tretë. Ferguson e ka vëzhguar mbrojtësin e krahut që prej fillimit të këtij viti dhe është i mahnitur me formën që Lahm ka treguar te Bajerni i Mynihut, mbi të gjitha në sfidën me “Red Devils” në çerekfinalet e Champions.
#