E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërrik, e zë kamioni poshtë, vdes punëtori

ELBASAN-E zë kamioni, humb jetën punëtori në një pikë për nxjerrjen e inerteve në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00, kur një kamion ka lëvizur nga vendi ku ishte parkuar dhe ka qenë poshtë një prej punëtorëve.

Kanë qenë kolegët e tij të cilët panë ngjarjen dhe tentuan ta ndihmonin për t’i shpëtuar aksidentit, por ka qenë e pamundur. ndërkohë që sipas policisë, mësohet se kamioni ka qenë i parkuar në tatëpjete, teksa ka nisur të lëvizë në drejtim të vendit ku po punonte 50-vjecari Pëllumb Kamani.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Lezhë, përplasen 2 makina, plagosen 5 vetë, një rëndë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›