Tension brenda PDK-së
Tiranë - Rriten tensionet brenda kampit demokristian. I shpallur nga një grup demokristianësh si kryetar i PDK-së, Anton Gurakuqi ka deklaruar se po ndjek nga afë kaosin në të cilën ndodhen protagonistët pseudo-koalicionit “Poli i Lirisë”.
“ Tre persona që nuk kanë asnjë lidhje me njeri- tjetrin kanë bërë deri më tani demagogjinë e radhës duke pretenduar se përbëjnë një të djathtë alternative dhe të vërtetë. Kriza që ka mbërthyer të ashtuquajturin Poli i “të liruarve”, reflekton protagonizmin e kësaj demagogjie fund e krye, që po orvatet të gënjejë qytetarët, dhe që dita ditës po tregon fytyrën e saj të vërtetë”, ka vijuar ai përmes një deklarate për shtyp.
PDK thekson se e kishte paralajmëruar dështimin e këtij pseudo- koalicioni, të trumbetuar se ka në mesin e saj edhe Demokristianët Shqiptare. “Me përgjegjësi publike ne deklarojmë sot se ish-deputeti i PDK-së Nard Ndoka nuk përfaqëson asnjë votë demokristiane dhe se tentativa e tij për të luajtur me emrin e tyre nën Polin e Lirisë është një mashtrim i madh e i dënueshëm. PDK dhe te gjithe demokristianet e vertetetë Shqiptare do te jenë në krah të Partisë Demokratike për te maksimalizuar fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë, në 28 qershor”, thuhet në deklaratën e PDK-së.