Topi dekreton 4 ligje, u miratuan nga Kuvendi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e 4 ligjeve. Mes tyre dhe ratifikimi i konventës së KE për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.
TIRANE- Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i shtetit dekretoi ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, ratifikimin e “Marrëveshjes ushtarake të grantit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Turqisë", si dhe ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj kroate për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Presidenti Topi dekretoi gjithashtu dhe ligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit", si dhe disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
(s.g/BalkanWeb)