E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamët kërkojnë zgjidhje për pronat

Çamët kanë përsëritur kërkesën e tyre ndaj qeverisë për t'i dhënë një zgjidhje cështjes së tyre që ka mbetur një plagë e hapur prej dekadash.
Në një akitivitet të organizuar në Tiranë, përfaqësues të këtij komuniteti thanë se politika duhet të mbajë një qendrim të përbashkët për këtë çështje. Gjithashtu anëtarët e shoqatës "Çamëria thanë se qeveria greke duhet të distancohet nga aktet e viteve 44-45 dhe duhet të ndryshojë qendrimin e mohimit të pafund". Çamët kërkuan që dy qeveritë të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›