E Diel, 1 Nëntor 2026

Cërrik, gjendet një i vdekur në kanal. Policia: Është aksidentuar

CËRRIK-Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Cërrik të Elbasanit.

Policia bën të ditur se personi i gjetur pa jetë u gjet në një kanal. Efektivët që kanë nisur hetimet dyshojnë paraprakisht se personi mund të jetë viktimë e ndonjë aksidenti automobilistik. Dyshohet se viktima ende i paidentifikuar ka qenë duke ecur në rrugë dhe ndonjë makinë e ka goditur dhe braktisur në rrugë.
Vijojnë hetimet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›