E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Haxhi Lleshi nuk u pendua kurrë për atë që bëri me shqiptarët e Kosovës në Masakrën e Tivarit. Kur i dërgova një dokument për të konfirmuar firmën e tij, ai tha 'nuk jam penduar. Ne ishim një me jugosllavët. Kosovarëve ua bëmë mirë se ishin reaksionarë". Ky qe një ndër rrëfimet rrëqethëse që historiani Uran Butka solli dje në Ministrinë e Kulturës gjatë promovimit të librit të tij "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar".

Pasi ka shfrytëzuar arkiva shqiptare e të huaja, ndër to tërthorazi edhe ato jugosllave, Butka ka mundur të sjellë dokumente që vërtetojnë se në masakrën famëkeqe të Tivarit në marsprillin e 1945-ës kanë gisht edhe komunistët shqiptarë. Në libër autori ka ofruar dokumente të firmosura nga Ramiz Alia, Shefqet Peçi, Enver Hoxha, Gjin Marku e Haxhi Lleshi që vërtetojnë dijeninë e tyre për ngjarjen por që gjithashtu lejojnë dorëzimin e shqiptarëve të Kosovës në duart e jugosllavëve. (Artikulli i plote, sot tek Gazeta Shqiptare)

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›