Përgjimet, Pendohet Prifti: Kërkova vetëm drejtësi, por tani jam bërë pishman
Tiranë- I ka mjaftuar qëndrimi i tij në qeveri për të kuptuar mekanizmin se si funksionojnë gjërat në vendin tonë, ndaj u bë pale me drejtësinë dhe opozitën për larguar një qeverisje që nuk meritonte të kishte pushtetin. Kështu ka deklaruar mbrëmë në një emison televiziz, ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti lidhur me skandalet e video-përgjimeve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri.
“Më mjaftoi një vit në qeveri për tu kuptuar se çfarë qeverie kishim. Disa nga gjërat që unë kam bërë dhe kam thënë kanë sjellë burgosje njerëzish, zhdukje personash, lloj-lloj historish. Por, arsyeja kryesore ishte bërja e drejtësisë dhe ndihmë opozitës për të përmbysur një qeveri që për mua nuk e meriton të qëndronte më në këmbë në Shqipëri, për arsye politike”-tha Prifti.
Ndërkaq ka shtuar se nuk ka komentuar asgjë pas vendimit të Gjykatës për Ilir Metën, pasi sipas Priftit verdikti i Gjykatës është i pakontestueshëm, duke shtuar se është bërë pisham që publikoi video-përgjimet.
“Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjëlloj pishmanlliku, tani kam sepse nuk ndodhi asgjë. Vendimi i Gjykates është i pakontestueshëm. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë nuk pata asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit, nuk pata asnjë koment, pasi nuk ke çfarë thua për një vendim të tillë”.
Sipas Priftit tashmë ka ardhur koha të shohin përpara, pasi as ai si detyrohet Ilir Metës dhe as ky i fundit Dritan Priftit.
“Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij”- tha Prifti.
Shkrime të tjera me interes:
- Meta: Prifti u përdor nga Rama, por fitova 5:0 Tiranë- Prifti është një viktimë, është i përdorur në këtë...
- Paris Hilton: Tani jam e përqendruar vetëm tek karriera Bukuroshja Paris Hilton shprehet se është shumë e impenjuar me...
- Rama sfidon Berishën: S’jam kundra rrugës së Kombit, por kundër vjedhjes Tiranë- “E kam sfiduar dhe vazhdoj ta bëj, të provojë...