E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cerrik polici plagoset ne mitingun e PD-se

Një efektiv policie mbeti i plagosur teksa ndërhyri për shuarjen e një zënke mes dy personave gjatë mitingut të së dielës së kryeministrit në qytetin e Cërrikut.

Polici Bashkim Malo, 40 vjeç, mori disa goditje me thikë në shpatull dhe u dërgua për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndaloi në flagrancë autorin e krimit, Dilaver Hyseni, ndërkohë që po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›