E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita, J Lo dhe Beyonce, për ''ndryshime''

Rita Ora, ka performuar në koncertin bamirës Gucci's Sound of Change, të mbajtur më1 qershor, në Twickenham në terrenin legjendar britanik të ragbit në Londër.

Beyonce Knowles - e cila është edhe drejtoreshë artistike e koncertit -  performoi disa prej hiteve të saj të mëdha, duke përfshirë edhe këngën “Crazy in Love” me bashkëshortin e saj reper, Jay-Z.

Mes emrave që moren pjese ne koncert, jane edhe këngëtarja Jennifer Lopez , Florence and the Machine, Ellie Goulding, HAIM, Madona, etj.

Të gjitha të ardhurat nga ngjarja katër-orëshe do të shkojnë në fondin për bamirësi të Gucci Chime for Change, një nismë e themeluar nga Knowles, Salma Hayek-Pinault dhe Frida Xhanini, me qëllim të theksimit të çështjes së gruas në nivel global, duke bërë thirrje për më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe drejtësi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›