Cërrik, vidhen brenda natës rreth 3 milion lekë të rinj
Dy vjedhjet e mbrëmjes së diel në qytetin e Cërrikut, janë kryer nga autorë të njëjtë. Ky mbetet konkluzioni i pronarëve të dy dyqaneve, përderisa vjedhësit, pasi kanë mbaruar punë në një dyqan, kanë çarë murin e tij për t'u hedhur tek tjetri.
Dy vjedhjet në fjalë shënojnë afërsisht vlerën e 3 milion lekëve të rinj në të holla dhe mallra ushqimorë. Sipas burimeve të sigurta, pre e hajdutëve fillimisht ka rënë një bizhuteri në qendër të qytetit në pronësi të G. Pëllumbit si dhe një dyqan ushqimor ngjitur me të. Sipas kësaj të fundit, në dyqanin e saj janë vjedhur 2.5 milion lekë të rinj që përdoreshin për këmbime valutore si të gjitha bizhuteritë prej floriri, vlera e të cilëve arrin në afro 400 mijë lekë të rinj, ndërsa në dyqanin ushqimor ngjitur me të, rreth 100 mijë lekë të rinj. Për të dy rastet policia është duke u përpjekur të identifikojë autorët.
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3