Mbërrin në gjykatë dosja e vrasjes së vitit '97 në Gjashtë
Pas një periudhe të gjatë të odisesë së hapjesh dhe mbylljesh të dosjes së vrasjes të ndodhur në fshatin Gjashtë, në Sarandë, të shtetasit Muharrem Halili, me origjinë nga Tepelena, lindur në Përmet dhe banues në një shtëpi të braktisur në fshatin Gjashtë, dje dosja në ngarkim të të akuzuarit Shefit Miha, ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë Sarandë të Sarandës.
Shorti ka përcaktuar gjyqtaren Ketra Bajrami për gjykimin e Mihës, 42 vjeç 1966 bashkëfshatar me viktimën. Ai akuzohet për vrasjen e Halilit në qershor të vitit 1997. Rrethanat dhe kushtet e vrasjes nuk bëhen të ditura, pasi i lihen të provohen në seancën gjyqësore që do të zhvillohet së afërmi. Por nga burime të sigurta mësohet se në vendngjarje kanë qenë të pranishëm veç bashkëshortes së viktimës, dy vëllezërit e të shoqes, Vjollcës, si edhe i akuzuari për vrasjen, Shefik Miha. Dosja për krimin e kryer është mbyllur pas hetimit të parë me pretekstin e alibisë së dëshmitarëve. Ata kanë deponuar nën presionin e vrasësit, se Muharrem Halili është vetëvrarë me një granatë difensive, që i ka plasur në dorë gjatë kanosjes së mikut Shefitit, me të cilin ka pirë raki në oborrin e shtëpisë. Në gjendje të dehur, autori, pasi i ka rrëmbyer nga dora një pushkë dhjetëshe është larguar drejt banesës. Atëherë, Muharremi ka rrëmbyer një granatë, e cila i ka plasur në dorë. Kështu ka qenë versioni i parë i dosjes së mbyllur.
Por familjarët e viktimës dhe prokuroria nuk kanë qenë të bindur për versionin dhe alibinë e vetëvrasjes, duke kërkuar zhvarrosjen e tij. Një grup ekspertësh nga Tirana kanë bërë zhvarrosjen dhe kanë kqyrur kufomën e dekompozuar në verën e vitit 2008, në Tepelenë, ku ishte varrosur nga familjarët. Ekspertët kanë dalë në përfundimin e vërtetuar nga plaga e marrë, se shkaku i vdekjes ka qenë goditja më armë zjarri në gjoks dhe jo nga granata, e pretenduar nga vrasësi dhe e shoqja. Kjo është bërë shkak për rihapjen dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, e cila do të shqyrtohet së afërmi në seancën e parë gjyqësore. Shefit Miha do të gjykohet në mungesë për shkak se gjatë periudhës së rihapjes së dosjes ai është shpallur në kërkim, por nuk i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dhënë shpjegime rreth akuzës.
Email This Klikime: 3