Cërrikasi Alban Hoxha: Jam 90% portier i Partizanit
Portieri i Besës pranon se ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës së kuqe dhe shumë siguri ai do të jetë gardiani i portës së kuqe
Të gjitha kampionatet tashmë kanë mbaruar , ku lojtarët janë duke pushuar. Portieri me eksperiencë i Besës së Kavajës, Alban Hoxha është pranë Partizanit. Portieri ka mbaruar kontratën 1-vjeçare dhe tashmë është i lirë. Për “Gazeta e Sportit, portieri 26-vjeçar, Alban Hoxha është :
Do të rri disa ditë këtu Cërrik të çlodhem pranë familjes time, të cilën e dua shumë dhe më pas do të mendoj seriozisht për të ardhmen time se me cilën skuadre do të luaj në kampionatin tjetër, por pak a shumë mund të them se e kam vendosur që tani. Më kanë ardhur shumë oferta të ndryshme thotë Hoxha, ku disa ekipe të njohura kanë kërkuar shërbimin tim dhe unë i kam studiuar mirë.
Më e arsyeshmja ishte oferta që ka bërë klubi i njohur me tradita i kryeqytetit, Partizani. Skuadra e sapo ngjitur në superligë më ka bindur dhe unë them me plotë gojën se jam 90 % portieri i Partizanit për sezonin tjetër, por akoma nuk kam vendosur përfundimisht.
Oferta e klubit të kuq më joshi vërtetë, pasi drejtuesi e Partizanit më kanë ofruar kushte të mira ekonomike dhe unë nuk mund ta hidhja poshtë këtë mundësi mjaft të mirë që më është bërë dhe shumë shpejt do të firmos për këtë ekip të madh dhe me shumë trofe.
Në ditët në vijim do të mbarojë pozitivisht gjithçka dhe unë do të jemi portieri i sport klub Partizanit për të filluar një epokë të re me këtë skuadër dhe për të dhënë më të mirën time që të ngjitemi në majat e superligës, pse jo të synojmë për ta fituar kampionatin.
Jam shumë i kënaqur thotë më tej Hoxha që do të veshë këtë fanellë, e cila ka shumë peshë pasi nuk është e lehtë të luash për këtë ekip legjendar të futbollit shqiptar. Për mua është një nder i madh që më bëhet dhe që më besohet porta e Partizanit, të cilën do ta ruaj atë me përqendrimin më të madh, tha Hoxha.
Në përfundim të fjalëve të tij, portieri i shkëlqyer cërrikas, Alban Hoxha është shprehur optimist, kur thotë se ka bërë zgjedhjen më të mirë. Tashmë mund të quhem një dem i kuq dhe falenderoj drejtuesit e Partizanit për ofertën që më bënë dhe që më përzgjodhën mua që të jem gardiani i portës së ekipit të tyre, tha Hoxha.
