E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu qytetar nderi i Lipjanit

Nga Express me 28 nentor 2010 ne ora 1619

Kuvendi Komunal i Lipjanit ka nderuar ish-presidentin e Shqiperise Alfred Moisiu me titullin qytetar nderi i komunes se Lipjanit per kontributin e dhene per lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Titulli qytetar nderi ish-presidentit te shtetit shqiptar i eshte ndare te dielen ne nje ceremoni solemne ne Lipjan.

Me kete rast ish-presidenti Moisiu u shpreh falenderues per nderimin e bere ndersa ka perkujtuar rolin e intelektualeve dhe politikaneve shqiptare per clirimin dhe pavaresimin e Kosoves.

Ndryshe Kuvendi Komunal i Lipjanit me 26 nentor ka marre vendim per shpalljen e ish-presidentit te Shqiperise Alfred Moisiu qytetar nderi i Lipjanit.

Alfred Moisiu u lind me 1 dhjetor 1929 ne Shkoder. Ai ishte president i Republikes se Shqiperise nga 24 qershori 2002 deri ne vitin 2007.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›