Certifikohen edhe 12 subjekte politike
Komisioni Qendror Zgjedhor beri certifikimin e dymbedhjete partive politike per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit prej tyre dy koalicione 8 parti si dhe dy iniciativa qytetare me gjithsej 584 kandidate.
Kryetarja e Zyres per regjistrim ne KQZ Miradije Mavriqi ka thene se te gjitha keto parti kane plotesuar kriteret per pjesemarrje ne zgjedhje.
Me 10 vota per dhe 1 kunder anetaret e KQZ bene certifikimin e ketyre partive.
Nga ana tjeter Fadil Maloku anetar i KQZ-se ishte i vetmi qe kundershtoi kete vendim me arsyetimin se nuk eshte bere respektimi i ligjit per certifikim neni 29 qe sipas tij thote se eshte e ndaluar te marrin pjese ne zgjedhje kandidatet te cilet jane nen hetime.
Nderkaq nga zyra ligjore u tha se ky ligj eshte duke u pergatitur me shkrim. Sipas kryetares se KQZ-se Valdete Daka ky institucion punon ne baze te ligjit duke e respektuar ate deri ne piken e fundit.
Nder parite e certifikuara jane PDK me 110 kandidate AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 110 LDD 110 KDTP 48 VAKAT 39 GIG 6 SNSD 3 SKMS 35 SSDS 48 SNS 9 GIKN 10 JSL 56.
Dje KQZ-ja ka certifikuar 9 subjekte politike Lidhja Demokratike e Kosoves me 110 kandidate Fryma e Re me 86 Kosova Turk Birligi me 25 Partia Rome e Bashkuar me 6 Partia Demokratike e Ashkalinjve te Kosoves 49 kandidate Lidhja e Egjiptianeve te Kosove 6 kandidate Social Demokratska Stranka Gore me 13 kandidate Iniciativa e re Demokratike e Kosoves me 9 kandidate dhe Partia e Ashkalinjve per Integrim me 9 kandidate.
Nderkaq 8 partive tjera qe kane aplikuar per certifikim u mbetet deri neser qe te ndryshojne listen e kandidateve per deputete.