Serbia pa Luginen e Presheves
Nje harte e Serbise pa Luginen e Presheves eshte shperndare per nevojat e turisteve evropiane. Harta eshte zbuluar nga agjencite turistike ne Serbi te cilat kane verejtur se turistet nga Bashkimi Evropian shfrytezojne harta ne te cilat Presheva Bujanoci Medvegja dhe nje pjese perreth Vranjes i takojne Kosoves.
Pas reagimit te disa shoqatave joqeveritare serbe agjencite turistike ne Bruksel qe po shfrytezonin harta te tilla kane njoftuar se harta e tille ishte marre nga nje faqe interneti e Bashkimit Evropian e cila ofron informacione per qytetaret evropiane qe udhetojne ne shtetet tjera.
Pas kerkimit te sqarimeve nga ana e pales serbe nga perfaqesuesit e kesaj web-faqeje qe perfaqeson BE146ne eshte theksuar se harta ne fjale eshte siguruar nga CIA gjegjesisht nga web-faqja World Factbook.
Sipas organizates neonaziste serbe Nasi 1389 publikimi i kesaj harte nuk cyshte i rastesishem ngase ajo eshte publikuar pikerisht ne momentin kur shqiptaret e Lugines se Presheves po kerkojne autonomi. Prandaj sipas Nasi 1389 publikimi i saj paraqet nje gjest armiqesor i SHBA.