Tre te arrestuar ne veriun e Mitrovices
Policia e Kosoves beri te ditur se ka arrestuar tre pjesetare te komunitetit serb ne veriun e Mitrovices nen dyshimin per perfshirje ne sulme me motive etnike.
Tre te arrestuarit e moshave 16 20 dhe 21 vjec jane te dyshuar per organizim dhe pjesemarrjen ne sulmin fizik ndaj tre te rinjve te perkatesise kombetare shqiptare ne ate pjese te vendit.
Nje 14 vjecar i perkatesise etnike shqiptare ka pesuar plage gjate nje sulmi fizik te nje grup te rinjsh serb ne ate zone.
Veriu i Mitrovices i banuar me shumice serbe vazhdon te jete i ngarkuar me tensione politike dhe skene e ndarjeve te thella etnike ne Kosove.