E Enjte, 5 Nëntor 2026

Certifikohen tetë udhërrëfyes të rinj turistikë në Lezhë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Bashkia Lezhë ka përmbyllur me sukses programin certifikimin e 8-të udhërrëfyesve të rinj turistikë të akredituar nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit.

Kreu i Bashkisë Lezhë shprehet se Sipas Ndreut, kjo është një nismë për nxitjen e të rinjve dhe komunitetit për integrimin në punët e turizmit.

Ndreu e vlerësoi këtë certifikim si një hap cilësor përpara, në rritjen e cilësisë së turizmit në Lezhë.

Ashtu si qytete të tjera të Shqipërisë, edhe Lezha nuk bën përjashtim nga një rritje e numrit të turistëve, duke qenë se ka shumë arsye përse të vizitohet qyteti e rrethinat e tij.

Në qytetin ku prehet Heroi Kombëtar, Skënderbeu, gjendet kalaja, gjetje arkeologjike,  male, laguna, det, lum, përrenj, liqene artificialë, kodrina, fusha dhe gjithçka që natyra mund të krijojë. Laguna e parë e mbrojtur në Shqipëri është ajo e Lezhës që sot njihet si kompleksi natyror Kune- Vain – Tale.

Shëtitjet gjatë saj janë atraksion turistik ndër më tërheqësit në vendin tonë.

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›