E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada gjermane: Vlerësim për furnizimin me ujë të pijshëm për Himarën dhe fshatrat përreth

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ambasada Gjermanë në Tiranë bëri të ditur sot se prej disa kohësh, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) po punon për një Vlerësim “Mitigation Hierarchy Assessment” mbi ndikimet e mundshme ekologjike dhe sociale të nxjerrjes së ujit në burimin e Lepushës (një nga burimet e lumit Shushica).

Në bazë të rezultateve, mund të ndiqet një qasje më e qëndrueshme zhvillimi, duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm dhe me cilësi të lartë me ujë të pijshëm  për banorët e Himarës dhe fshatrave përreth, duke minimizuar ose shmangur ndikimet negative në këtë sistem unik lumor, thekson ambasada gjermane.

Ambasada shton se, “vlerësimi po kryhet aktualisht në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë shqiptarë”.

Gjithashtu ambasada gjermane nënvizon se, “sapo rezultatet të jenë në dispozicion, do marrim kohën e nevojshme për të diskutuar zbatimin me vendimmarrësit shqiptarë”.

1 nga 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›