E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro: Ekipet 24 orë në terren për të siguruar një sezon të pastër turistik

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot momente nga pastrimi në zonat bregdetare Durrës, Vlorë Rrogozhinë e Sarandë.

“Çdo ditë në bashkitë bregdetare bëhet një punë shumë e madhe, shpesh herë tejet e vështirë në këto temperatura të nxehta dhe përballë ndonjë të paudhi që dëmton mjedisin duke i hedhur mbetjet vend e pa vend, por ama me shumë vendosmëri për të siguruar një sezon të pastër turistik”, u shpreh ajo në një postim në rrjetet sociale.

Kumbaro vuri në dukje se ekipet janë 24 orë në terren, me frekuencë të dyfishuar që nga nisja e operacionit “Plazhe të pastra” me sfidën për të siguruar pastërtinë zonat e plazheve gjatë pikut turistik.

1 nga 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›