E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Nuk kanë faj anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë: “Sa mirë hahet këtu tek ju”

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto nga dreka e servirur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Oxford të Britanisë së Madhe.

“Nuk kanë faj anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë sa mirë hahet këtu tek ju”, shkroi Rama krahas fotos së publikuar.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian.në Britaninë e Madhe.

Gjatë samitit janë mbajtur edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm të bashkëdrejtuar nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›