E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Vllaznia dhe Laci nuk falin ne shtepi Dinamo rikthehet tek fitorja

Vllaznia dhe Laci kane mundur respektivisht Besen dhe Kastriotin. Dinamo shkaterroi Shkumbinin ne Qemal Stafa 4-1

Dje u zhvilluan tre ndeshje te tjera te javes se 23-te te Kategorise Superiore. Kjo jave qe ende nuk eshte mbylluar do te kujtohet nga te gjithe dinamovitet pasi me ne fund nendetesja filloi te levizte duke mundur me goleade Shkumbinin.. Nderkohe qe ne Loro Borici Vllazina mori tri pike te tjera qe e konsolidojne ne vendin e trete pasi mundi Besen me rezultatin e paster 2-0. Persa i perket ndeshjesh se trete duhet thene se perseri ka mbizoterur faktori fushe ne Lac vendasit nuk falen Kastriotin dhe bene detyren duke fituar bindshem 3-1.

Rikthimi i Dinamos

Ne Qemal Stafa Dinamo ka mundur thelle Shkumbinin 4-1. Ekipi i Mergjyshit u udhehoq dje nga Vila. Mesfushori durrsak realizoi golin e pare qe ne minuten e 4-t pas nje aksion te bukur teksa gjuajtja e tij pesoi edhe nje devijim prej mbrojtesve peqinas. Nderkohe qe Allmuca nje nga me te miret ne fushe se bashku me Vilen pergatiti edhe golin e Opokut ne minuten e 38-te ndersa ne minuten e 47-te ka gjetur edhe golin e 3-0. duhet thene se peqinasit ishin te pafuqishem perballe kesaj Dinamoje. Ne minuten e 57-te blute plotesuan pokerin me Vilen qe kompletoi dopieten personale. Nga ana tjeter ekipi nga Peqini realizoi golin e nderit vetem ne minuten e dyte shtese te krejt takimit. Autori i ketij goli ishte Belcev.

Vllaznia konsolidon vendin e trete

Ne Shkoder Vllaznia i ka mbyllur shume shpejt llogarite me Besen duke marre nje fitore pa shume vuajtje. Shkodranet bene gjithcka shume mire qe ne pjesen e pare pasi shenuan 2 gola. Qe ne minuten e 2-te Shtubina zhbllokoi rezultatin duke mposhtur Kotorrin nderkohe qe ne minuten e 31-te kete nder e pati Sukaj qe u shfaq i papermbajtshem dhe realizon nje tjeter gol per kuqeblute. Eumlshte pikerisht kjo dyshe qe po terheq ekipin e Joses ne keto jave ne kampionat dhe kupe. Sa I perket fraksionit te dyte te lojes nuk ka ndodhur asgje dhe rezultati nuk ka ndryshuar deri ne fund.

Laci kap Tiranen

Ne Lac kurbinasit kane zhvilluar nje ndeshje thuajse perfekte pasi fituan me rezultatin e thelle 3-1 ndaj Kastriotit. Vendasit kaluan ne avantazh me Selimin ne minuten e 18-te dhe ashtu si Vllaznia thuajse mbyllin llogarite qe ne 45 minutat e para. Ne minuten e 41-te ishte pikerisht Dragicevic ai qe fiksoi shifrat ne 2-1. Krutanet nuk arrijne te reagojne dhe eshte Laci i cili gjen serish rrugen e rrjetes kete here me Hysen ne minuten e 76-te. Ne minutat shtese erdhi edhe goli i nderit per miqte qe realizojne nga pika e bardhe e 11-metershit me ane te kroatit Piskor.

Superliga / Java e 23-te

Te shtunen

Flamurtari-Elbasani 8-0

Progni 7 Xhafaj 19 Grami 23 81 Roshi 35 Plaku 66 89 11m Shehaj 90

Te dielen

Vllaznia-Besa 2-0

Shtubina 2 Sukaj 31

Laci-Kastrioti 3-1

Selimi 18 Dragicevic 41 Hysa 76/ Piskor 93 11m

Dinamo-Shkumbini 4-1

Vila 4 57 Opoku 38 Allmuca 47/Belcev 81

Te henen

1400 Tirana-Teuta

1800 Skenderbeu-Bylis

Renditja

Nd. Pike

1 Flamurtari 23 52

2 Skenderbeu 22 45

3 Vllaznia 23 42

4 Tirana 22 34

5 Laci 23 34

6 Dinamo 23 33

7 Shkumbini 23 29

8 Kastrioti 23 26

9 Teuta 22 24

10 Besa 23 22

11 Bylis 22 21

12 Elbasani 23 12

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›