Cërvenkovski: Kontesti rreth emrit, nuk zgjidhet shpejt

Nuk ka vend për optimizëm lidhur me zgjidhjen e shpejtë të emrit, ndërsa fajin për këtë e mbajnë dy qeveritë aktuale, ajo e Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski.
“Nuk shoh hapësirë për ndonjë optimizëm. Që dy qeveritë në vend që t`i përkushtohen me vullnet pozitiv zgjidhjes së emrit, e shfrytëzojnë për qëllime politike apo si dëshmi për ndonjë patriotizëm”, thotë Cërvenkovski. Për të, është e pranueshme çdo zgjidhje që nuk prek identitetin e maqedonasve.