Greqia e pasigurt. Ekonomistet Ristrukturim i borxhit

49 ekonomistë të intervistuar, përjashtuar një prej tyre, të intervistuar nga “Wall Street Journal” thonë se Greqia do të jetë e detyruar të ristrukturojë borxhin e saj. Sipas tyre, një hap i tillë është i pashmangshëm në situatën ku ndodhet tashmë shteti i eurozonës dhe për më tepër me kërkesën për ndihma të tjera nga BE dhe FMN.
Ristrukturim, që sipas agjencive të vlerësimit, do të thotë pak a shumë faliment ose marrëveshje me institucionet e mëdha të kredidhënies, e parashtron zgjidhjen, Allen Sinai i Decision Economics. "Eshtë një borxh tepër i madh për ta paguar të gjithin” thotë ai. Javën e shkuar druajtja e përhapjes së krizës së borxheve në vende të tjera të eurozonës, shkaktoi një tronditje të madhe në tregjet financiare. Pavarësisht mbështetjes së dhënë si nga BE, ashtu edhe nga SHBA, në vizitën e sekretares Klinton në Athinë, Greqia ende mbetet e pasigurtë.
E ndërkohë, qeveritë e 17 vendeve të zonës euro, janë duke konsideruar krijimin e një takse bankare për të përfshirë sektorin privat në operacionin e shpëtimit të Greqisë.
Gazeta gjermane, “Die Velt” shkruan se kjo taksë mund të jetë interesante edhe për bankat që nuk janë të lidhura direkt me Greqinë. Gazeta citon burime të larta diplomatike dhe personazhe të rëndësishme të BE-së. Sipas këtij skenari, sektori privat bankar mund të kontribuojë përmes blerjes së obligacioneve greke.
Një samit i jashtëzakonshëm i vendeve të eurozonës do të nisë të enjten në Bruksel, për të përfunduar, nëse një marrëveshje do të gjendet, atë që quhet plan urgjent për paketën e re të ndihmës për Athinën.