Kosovë, në gusht lëshohen pasaportat e para biometrike
“Në fillim të muajit gusht, do të bëhet lëshimi i pasaportave të para bimoetrike”. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë ceremonisë së përmbylljes së procesit të skanimit dhe dixhitalizimit të librezave amzë.
I shoqëruar nga ministrja Vlora Çitaku, Rexhepi vizitoi Departamentin e prodhimit të dokumenteve, ku nga tetori i vitit 2010, po punohet për skanimin dhe dixhitalizimin e librezave amzë të gjëndjes civile.