Kameron: Skandali i NoW, ndikim tek policia

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, në reagimin e tij për skandalin e “News of the World”, ka deklaruar se kjo ka prekur thellë besimin publik në polici.
Ai ka folur sot një një konferencë për shtyp në Pretoria, së bashku me presidentin e Afrikës së Jugut, Xhejkob Zuma. “Situata në Shërbimin Policor Metropolitan është vërtet mjaft ndryshe me situatën në qeveri, jo pak për shkak të çështjeve që Shërbimi Policor po kërkon.
Çështjet rreth tyre kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në besimin e publikut, në hetimet e policisë në `News of the World`, e në fakt edhe në vetë policinë”, tha Kameron.