E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski takim me Kukan, Svoboda e Taler



Lideri i LSDM, Branko Cërvenkovski të martën ka realizuar takime me raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Zoran Taler, me Eduard Kukan, përfaqësues i Partisë Popullore Europiane, si dhe Hanes Svobodan, nënkryetar i Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Eurodeputetët kërkojnë dialog të vërtetë politik nga partitë politike në Maqedoni. Kështu e kanë porositur ata shefin e partisë më të madhe opozitare të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski. Sipas eurodeputetit Eduar Kukan nga radhët e Partisë Popullore, kryetarit Cërvenkovski i ka shpjeguar se cili është qëndrimi i Bashkimit Europian dhe i Parlamentit Europian, "se për eurointegrimin e ardhshëm të vendit gjetja e zgjidhjes së emrit të vendit është parakusht absolut".
Ndërkaq Kukan, shtoi duke biseduar me Cërvenkovskin, se Brukseli pret lajme pozitive për situatën në vend. ai tha se " bojkotimi i parlamentit është zgjidhje e keqe, aspiratat e ardhshme të Maqedonisë për anëtare në BE kërkojnë që ajo të tregojë se ka politikë të brendshme të qëndrueshme në vend dhe se duhet të vazhdohet me reformat". Johanes Svoboda, pranon se është pak i shqetësuar për situatën në Maqedoni. "Maqedonia duhet t'i ndryshojë ligjet në koordinim me Komisionin Europian dhe të vazhdojë me reformat", tha Svoboda. Ky eurodeputet austriak është edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me integrimin europian të vendit. "Duhet të gjendet një zgjidhje për emrin e Maqedonisë, tani ekziston mundësia për marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, duhet që qeveritë e të dy vendeve të punojnë në gjetjen e zgjidhjes", theksoi Svoboda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›