Cervenkovski,kundër ndryshmit të kufijve

Ndryshimi i kufijve të Bosnjës dhe Hercegovinës në bazë të principit etnik, do të çonte në destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Një deklaratë e tillë eshte bërë nga presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski gjatë një takimi që ai pati me kryetarin e kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Nebojsha Radmanovic. "Cilado përshtatje e kufijve në principin etnik do të ishte një precedent i rrezikshëm që do të destabilizonte rajonin. Ne na duhet integrim, e jo dizintegrim", ka theksuar Cervenkovski. Në këtë takim u bisedua edhe për marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe me këtë rast u arrit në përfundimin se këto marrëdhënie janë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Cërvenkovski ka folur me superlativa për vizitën që zhvilloi në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai ka thënë se të dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta, në mesin e të cilave integrimin në strukturat euroatlantike. "Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se rruga drejt strukturave euroatlantike, përkatësisht drejt NATO-s dhe BE-së është e vështirë, por ccmimi do te jetë më i ulët, nëse kjo rrugë hapet me shpejt",thanë dy politikanët.