E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërnjoftimet,Vasili: Standardet e zgjedhjeve të rrezikuara

LSI ka akuzuar qeverinë se ka shkelur të gjitha afatet për pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se thirrjet e qeverisë që qytetarët të aplikojnë për letërnjoftime janë thjesht demagogji, pasi sipas tij nuk janë ngritur ende qendrat e aplikimit në të gjithë vendin."Ritmi dhe sasia e kartave të shpërndara është shume larg të gjithë planit te bërë publik nga vetë qeveria. Edhe plani i hartuar nga vetë qeveria ishte në limite kritike kohe dhe vonesat shumë të mëdha që po pranohen nga vete qeveria e kanë kompromentuar dukshëm këtë proces"-theksoi Vasili.Ai ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa si dhe të shpërndajë pa pagesë letërnjoftimet për një sërë kategorish, siç janë pensionistët në fshat dhe qytet,studentet ,të papunët personat me aftësi te kufizuar personat me page minimale ne sektorin publik dhe privat e të tjerë. Vasili theksoi se standardet e zgjedhjeve janë shumë të rrezikuara dhe si të tilla zgjedhjet vetë në 28 qershor do të jenë të kontestuara. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së edhe deklarata e fundit e Oli Rehn demostron shumë qartë se vetëm realizimi i zgjedhjeve të lira,të ndershme dhe sipas standarteve do të jenë guri i provës për të ardhmen e Shqipërisë." Pas realizimit me sukses të këtyr provave mund të flitet edhe për aplikimin e Shqiperise për në Bashkimin Europian e të tjera çështje të mbetura pezull", përfundoi Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›