E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton-Abas:Hamas-i të njohë Izraelin

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas gjatë vizitës së saj në Ramallah të West Bank. Ajo është mirëpritur nga kreu i autoritetit palestinez dhe ka shtrënguar dorën me Abazin. Klinton ka zhvilluar takime me liderët palestinezë në një kohë kur pritet të formohet qeveria e re izraelite dhe me shqetësismesh nëse kjo qeveri e re do të angazhohet për të mbështetur procesin e paqes që mund të çojë në krijimin e një shteti palestinez. Takimi në West Bank, vjen një ditë pasi adminsitrata Obama nëpërmjet Klintonit, u zotua për të të mbrojtur gjithmonë sigurinë e Izraelit. Kështu Klinton vizitoi West Bank, vendin e okupuar nga Izraeli, për të përcjellë një mesazh mbështetjeje edhe për presidentin e autoritetit palestinez Mahmoud Abbas. Klinton po zhvillon vizitën e saj të parë në rajon si sekretare e shtetit dhe turni i saj po zhvillohet në një kohë të një tranzicioni të gjatë politik në Izrael,vend i cili zhvilloi zgjedhje në 10 shkurt, proces që i dha mundësinë Benjamin Netanyahut të krijojë qeverinë e re deri në datën 3 prill. Lideri i partisë Likud nguron të angazhohet për krijimin e një Shteti palestinez krahas Izraelit dhe konflikti "Zgjidhje për dy shtetet" në Lindjen e Mesme, mund ta vërë atë në një kurs përplasjeje me Shtëpinë e Bardhë. Klinton u takua me Netanyahun dhe udhëheqësit politikë të tjerë në Jeruzalem të marten duke thënë se Ëshingtoni do të angazhohet fuqishëm në kërkimin e një shteti palestinez, që do të ishte ne të mirë të interesave të Izraelit. Ndërkaq nga Saleh Rafat, një anëtar i komitetit ekzekutiv i Organizatës për çlirimin e Palestinës, tha se Abaz do t'i thotë Clintonit se nuk do të ketë negociata për paqe derisa Izraeli të bjerë dakort për alternativen, dy-shtet zgjidhje".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›