E Diel, 1 Nëntor 2026

Cesar do ta vazhdojë kontratën

Drejtori teknik i Interit, Marco Branca, thotë se portierit zikaltër Julio Cesar së shpejti do t'i ofrohet kontratë e re nga ekipi.
Të martën, gruaja e portierit Susana Werner, kishte shkruar në faqen zyrtare të Interit, se Cesar kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga një klub i madh, i cili ia dinte vlerën më shumë se zikaltrit.
"Tashmë jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Kontrata e tij do të vazhdohet. Nuk kemi asnjë problem dhe bisedimet po shkojnë në mënyrë të qetë", ka thënë Branca për "La Gazzetta dello Sport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›