E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Chirac së shpejti një libër autobiografik

Jacques Chirac do të botojë një libër autobiografik i cili do të jetë i ndarë në dy vëllime.
Vëllimi i parë i kujtimeve të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, i titulluar "Çdo hap duhet të jetë një qëllim", do të dalë më 5 nëntor në Francë, njoftoi sot shtëpia botuese NIL.
Me një tirazh prej 230 000 kopjesh, ky vëllim i parë tregon për jetën e Zhak Shirak, 76 vjeç, që nga lindja e tij deri në zgjedhjen në krye të presidencës së Republikës në 1995. Një vëllim i dytë do të rrëfejë vitet e tij në Elysée deri në ditët tona.
E njoftuar fillimisht për rreth datës 20 tetor, dalja e librit u shty paksa për shkak të një udhëtimi në Afrikë që Jacques Chirac do të ndërmarrë në mes të tetorit.
Ky libër është shkruar nga ish-presidenti francez në bashkëpunim me shkrimtarin Jean-Luc Barré, drejtor i koleksionit "Bouquins" tek Robert Laffont, u tha më tej.
Kuota e popullaritetit të ish-kryetarit të shtetit u rrit shumë pas largimit të tij nga Elysée dhe pas zgjedhjes së Nicolas Sarkozy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›