Cesena, pas Bogdanit

Pasi e lëshoi mundësinë e transferimit të Di Micheles, Cesena e ka ndryshuar strategjinë e ‘pazarit’ veror. Në fakt, ekipi italian, për ta përforcuar repartin e vet ofanziv për sfidat e reja në Serie A, ia ka vënë syrin sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani, shkruan e përditshmja italiane, Corriere dello Sport.
33-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Chievon, kështu që ai tash është i lirë ta zgjedhë ekipin e ri. Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, udhëheqësit e Cesenës kanë filluar kontaktet me menaxherin e përfaqësuesit shqiptar. Kontaktet me ekipin italian i ka konfirmuar edhe vetë Bogdani.
“Nëse më duhet të jem i sinqertë, diçka kishte. Menaxheri im më ka thënë se ka biseduar me zyrtarët e Cesenës. Por, për momentin nuk di më shumë. Në Cesena është zotëri Ficcadenti, të cilin e kisha trajner në të kaluarën dhe me të cilin kam raporte të mira. Të shohim se çka do të ngjajë në vazhdim”, tha sulmuesi shqiptar.
- “Menaxheri im po ashtu më ka rrëfyer edhe për kontakte me skuadrat e tjera. Aktualisht po pres, ngase nuk di më shumë. Do të vendos në ditët e ardhshme”, tha Bogdani për uebfaqen tuttomercatoweb.com.
Përpos Cesenës, për ‘Bogun’ interesim ka shfaqur edhe Lecce. Tiranasi, me fanellën e Chievos ka realizuar 8 gola, në 61 paraqitje. Ndërkohë, ai ishte huazuar te Livornoja për një sezon. Sulmuesi shtatgjatë ka luajtur dhe ka shënuar gola edhe me ekipet Reggina, Salernitana, Verona e Siena, ndërsa para se të transferohej në Itali, kishte luajtur për Partizanin e Tiranës dhe Dinamon e Zagrebit.