E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria rikthen Brandon

Erdogan Brando është përforcimi më i ri i Lirisë për kampionatin e ri të Kosovës, i cili nis më 14 gusht. Skuadra prizrenase, me futbollistin 25-vjeçar, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, por edhe në repartin e mesfushës, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Express drejtori i Lirisë, Hatmi Gashi.

“Të paktën për një vit, Brando do të jetë futbollist i Lirisë. Ai është futbollist prizrenas dhe kemi vendosur ta rikthejmë sërish në ekip”, tha Gashi. Ai tregoi se njëherësh, Brando do të jetë përforcimi i fundit i Lirisë për edicionin e ri. Para tij, bardhezinjtë në skuadër kanë angazhuar edhe pesë lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Alban Mullaj, i cili së fundmi ka luajtur me Dinamon në Shqipëri dhe mesfushorin tjetër nga Vllaznia e Shkodrës, Hysni Likaj.

Ndërkohë, fituesi i Kupës së Kosovës është përforcuar edhe me dy lojtarët që së fundmi kanë luajtur me Prishtinën, Agron Skeraj dhe Vebi Alievski, dhe po ashtu nga Vëllaznimi e ka transferuar Alban Dylazekën.

“Brando është përforcimi i fundit për sivjet, sepse para tij kemi marrë edhe pesë lojtarë të tjerë dhe po ashtu në ekipin e parë i kemi inkuadruar gjashtë futbollistë të tjerë nga ekipi junior. Kështu që, ekipi është mirë i kompletuar”, theksoi Gashi. Ndërkohë, gjatë kësaj vere nga Liria janë larguar tre lojtarë: Fitim Krusha, Uliks Emra dhe Alsit Tafili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›