Çështja ‘Beleri’, Alibali: Hajdutlliku i votave duhet të marrë fund!

Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se vepra e kryer nga Beleri për shit-blerjen e votave duhet gjykuar, por procedura e ndjekur që në fillim ishte e gabuar.
Sipas tij, problemi nuk është se Beleri ka vjedhur vota, ndaj nuk duhet gjykuar sepse edhe të tjerë kanë vjedhur vota, e le të “mbyllim sytë”, për hir të një intersi kombëtar.
“Në këtë mënyrë nuk e shohin as grekët. Ky njeri duhet të ndiqet penalisht për ato që ka bërë. Por procedura filloi gabim. Kryeministri e shau me libër shtëpie. Pastaj ca prokurorë, të nxitur edhe nga pozicioni i kryeministrit, pasi nuk besoj se Rama u tha futeni në burg, rendën ta kapin. Puna është se ata e arrestuan kur të nesërmen përfundoi qëllimi dhe ai nuk mund të vidhte më vota. Në vitin 2006 kur ishte dënuar me 3 vjet burg, kishte ikur në Greqi. Gjykata ka arsyetuar se nuk merr dot vendim për ndjekje në gjendje të lirë, sepse ai e ka precedentin që ikën.”, tha Alibali.
/rtsh.al/