E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, ekstradohetserbi i akuzuar përkrime lufte

PRISHTINE- Norvegjia ka ekstraduar në Kosovë një serb të kërkuar për krime lufte. Ai është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile më 28 mars të vitit 1999 në Pejë.

I pandehuri u arrestua në Norvegji më 10 mars të vitit 2009 në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar. Mbreti i Norvegjisë nënshkroi urdhrin përfundimtar për ekstradim.

I pandehuri do të paraqitet para një gjyqtari të procedurës paraprake të EULEX-it më 14 korrik 2010.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›