E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja "Kryeziu", gruaja do te rimerret ne pyetje

Frika e familjes Kryeziu ka sjellë edhe reagimin e policisë, e cila pritet të marrë masa për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. Kryeziu prej 17 ditësh është zhdukur në mënyrë misterioze.

Pas deklaratës së avokatit të familjes, Idajet Beqiri, policia është shprehur se nuk ka informacion për "ngujimin" e familjes së aktivistit kosovar. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, kjo deklaratë i detyron ata të marrin informacion pranë familjes, nëse vërtet ndihen të kërcënuar dhe nëse kanë dyshime konkrete.

Uniformat blu thanë se mund të rimarrin në pyetje Anila Lelin për të vlerësuar nëse familja duhet mbajtur në mbrojtje apo jo. Nëse do jetë e nevojshme, atëherë policia shpjegon se do ta ruajë atë me mbështetje policore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›