E dhunonte ish-gruaja, invalidi kërkon mbrojtje

Një burrë i paralizuar është detyruar të kërkojë mbrojtjen e policisë, pasi dhunohej psikologjikisht nga ish-bashkëshortja e tij. Burime nga Komisariati Nr. 5 i Tiranës bënë të ditur se është marrë denoncimi i shtetasit Gegë Mark Memaj, 43 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Atij i është plotësuar një kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes nga gjykata, në bazë të ligjit "Për dhunën në familje".
Burri është ankuar në polici se ish-bashkëshortja, Dukate Gjonpalaj, 39 vjec, lindur në Tropojë dhe banuese në rrugën "Riza Cuka" në Tiranë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij, pasi ky i fundit është invalid i grupit të parë.