E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi i Pashkeve, radha 1 kilometer

Dogana e Kakavijes eshte perballur mesditen e djeshme me nje fluks ne rritje te emigranteve shqiptare, te cilet udhetojne ne drejtim te Greqise. Pasi kane kaluar festat e Pashkeve dhe 1 Majit ne vendlindje, emigrantet shqiptare kane nxituar te kthehen ne vendet e tyre te punes ne shtetin fqinje. Por, sipas burimeve policore ne Stacionin Kufitar te Kakavijes, mesditen e djeshme kthimi i emigranteve eshte shoqeruar me radhe pritjeje si shkak i fluksit te madh te levizjes se tyre. "Duke pare fluksin e renduar te levizjes, efektivat e policise i kane dhene perparesi perpunimit fillimisht te autobuseve te udhetareve", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Gjate paradites dhe mesdites te se shtunes kane lene pas traun e Kakavijes shqiptare me destinacion token greke, 22 autobuse udhetaresh. Si shkak i ketij fluksi te renduar te levizjes automjeteve te vogla i eshte dashur te presin rreth 1 ore e 30 minuta ne radhe per te perpunuar dokumentet ne sportelet e kontrollit. Rreth mesdites, radha e automjeteve te vogla, qe prisnin te hynin ne doganen e Kakavijes, zgjatej deri ne 1 km. Nderkohe ne oret e pasdites me renien e fluksit te levizjes edhe situata ka shkuar drejt normalitetit, cka ka bere qe emigrantet te mos presin me ne radhe, duke perfunduar brenda nje kohe te shkurter procedurat e kontrollit ne dogane dhe me pas per te vazhduar normalisht udhetimin ne drejtim te Greqise. "Aktualisht, ne po punojme me 8 sportele duke shmangur keshtu problemet qe mund te ndeshin emigrantet gjate perpunimit te dokumenteve ne dalje te doganes", thote komandanti i Kakavijes shqiptare, Elton Papa. Nderkohe edhe efektivat e doganes greke, duke konstatuar fluksin ne rritje te emigranteve punojne me 5 sportele kontrolli, duke arritur te shmangin radhet e pritjes se emigranteve gjate levizjes ne drejtim te Shqiperise. Nisur edhe nga pervoja e viteve te kaluara efektivat e Policise Kufitare iu sugjerojne emigranteve qe te mos dynden te gjithe njekohesisht ne Kakavije, por per te udhetuar ne drejtim te Greqise te perdorin edhe doganen e Tri Urave ne rrethin e Permetit, apo edhe dogana te tjera kufitare me Greqine. "Vetem keshtu ne do te arrijme te shmangim pa radhe te gjata pritjeje fluksin e emigranteve te Pashkeve ne rrugen e kthimit", thote Papa. "Ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te Qarkut te Gjirokastres jane shtuar efektivat, me qellim shtimin e sporteleve per t'u krijuar lehtesirat ligjore qe udhetojne ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek", thote drejtori Rajonal i Policise Kufitare, Vasil Valera. Pjese e ketyre angazhimeve te efektivave blu eshte edhe "parandalimi i ngjarjeve kriminale ne ambientet e ketyre pikave te kalimit, por edhe ne akset rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore, goditjen e elementeve trafikante, te cilet mund te perfitojne nga fluksi i emigranteve".

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›