E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çështja e 21 janarit/ Rama: Fajtorët i nxjerr SPAK e GJKKO, jo qeveria

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’ Sy” është ndalur edhe tek çështja e 21 janarit.

Rama gjatë komunikimit me qytetarët tha se fajtorët i nxjerr pikërisht SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria.

Ai u shpreh i vendosur të luftojë korrupsionin.

Rama: Kur vjen puna te 21 Janari, fajtorët i nxjerr pikërisht SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria. Unë e kam me aq të vërtetë saqë me sa shoh ty dhe shumë të tjerëve si ty, nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë. Se po të mos e kisha me të vërtetë, e them pa asnjë dyshim që nuk do kishte SPAK fare, institucione të reja të drejtësisë, gjë që na ka bërë një shembull në vullnetin e luftës kundër korrupsionit në të gjithë rajonin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›