Rama nxjerr në shesh Bashkinë, takim i hapur me të gjithë punonjësit pas arrestimit të Veliajt

10 ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama do të mbledhë punonjësit e bashkisë së Tiranës.
Takimi do të zhvillohet sot në sheshin “Skënderbej” në orën 16:30 dhe pritet që pjesë e tij të bëhen rreth 6 mijë punonjës.
Ky do të jetë takimi i parë publik që Rama do të zhvillojë me administratën e Bashkisë.
Pasi Veliaj u arrestua, Rama shkoi disa herë në Bashkinë e Tiranës për të takuar nënkryetarët, ndërsa deklaroi se do të bashkërendonte punët me ta.
Aktualisht, e drejta për të drejtuar Bashkinë e Tiranës i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
/vizionplus.tv