E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çështja e detit në Gjykatën e Hagës/ Rama: Autorizim për një grup negociator që të përgatisim një Marrëveshje të Përbashkët Kompromisi me Greqinë

Në një intervistë të gjatë për gazetarin grek Pavlos Papadhopulos, për gazetën ‘Kathimerini’ kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka përmendur edhe çështjen e detit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila tashmë është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Rama shtoi se marrëveshja është arritur në parim, pasi duhet të kalojë në disa hapa. Sipas Ramës presidenti tashmë duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punë dhe më pas duhet të përgatisim diçka të quajtur marrëveshje e përbashkët.

“Kur u nënshkrua kjo marrëveshje midis paraardhësit tim dhe, më duket, Karamanlisit dhe Dora e firmosi me kundërshtarin tim të dashur, unë nuk e kisha idenë, askush nuk e kishte idenë çfarë ishte. Doli si lajm dhe të gjithë ishin në rregull, me idenë që është një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, pra s’ka asgjë të keqe. Më pas, disa njerëz nga shoqëria civile, konkretisht, një ish-ushtarak i lartë nisi të shkruante gjëra që ishin shumë shqetësuese. E çuam në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese mori një vendim 9 me zero kundër qeverisë, diçka shumë e rrallë. Kjo mbeti çështje e hapur dhe kur u bëra kryeministër, nisa të flas për të. Nisëm të zhvillonim negociata pas negociatave për këtë. Shkuam në një pikë të mirë, më duhet të them, por pastaj rifilluam. Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë marrëveshje që, më mirë, t’ia lëmë Gjykatës Ndërkombëtare.” tha Edi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›