E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama intervistë për medien greke “Kathimerini” për çështjen Beleri

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga rrjeti i tij social Facebook se do të japë sot një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku do të flasë për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që aktualisht ndodhet në paraburgim.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që sot në 10:00, të ndiqni të plotë pa asnjë prerje, intervistën për prestigjozen greke Kathimerini, me gazetarin Pavlos Papadopoulos, ju uroj një të diel të qetë!” shkruan Rama.

Para disa ditësh Rama i dërgoi mesazh gazetarit Papadopoulos, duke i kërkuar të drejtën e replikës pas një analize që kishte bërë gazetari grek.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›