Çështja e emigrantëve/ Franca kritika Italisë: Nuk po respekton ligjin ndërkombëtar

Çështja e emigrantëve vazhdon të ndajë Italinë dhe Francën. Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, akuzoi Italinë se nuk po respekton ligjin ndërkombëtar dhe as atë detar.
“Është një zhgënjim shumë i fortë, Italia nuk respekton as ligjin ndërkombëtar dhe as ligjin detar. Deklarata se i takon Francës të mirëpresë emigrantët, është në kundërshtim të plotë me atë që kishim thënë. Këto metoda janë e papranueshme”, tha ajo.
Në Europë vijojnë tensionet sa i përket çështjes së emigrantëve, teksa në një deklaratë të përbashkët , Italia, Malta, Qiproja dhe Greqia, kanë akuzuar se Unioni ka dështuar për të përmbushur marrëveshjet.
“Për fat të keq, numri i angazhimeve të zhvendosjes të ndërmarra nga Shtetet Anëtare pjesëmarrëse përfaqëson vetëm një pjesë shumë të vogël të numrit aktual të mbërritjeve të parregullta. Mekanizmi, ka rezultuar i ngadaltë në lehtësimin e presionit ndaj vendeve të ‘vijës së parë’”, thanë ata./ TGCOM
/rtsh.al/