Cështja e emrit, Athina: Shkupi të tregojë vullnet politik
ATHINE - Greqia ka përsëritur se për arritjen e zgjidhjes në çështjen e emrit të FYROM është i domosdoshëm vullneti politik nga të dy palët dhe ka theksuar se Greqia e ka dëshmuar qëndrimin e saj konstruktiv në tryezën e negociatave.
Gjatë një dreke pune që ministri i jashtëm grek, Stavros Dimas shtroi për nder të negociatorit të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, u shqyrtuan përpjekjet e deritanishme, por edhe hapat e mëtejshëm të procesit.
Siç bën të ditur ministria e jashtme greke, në takim u theksua veçanërisht nevoja e krijimit të një klime të përshtatshme ndërmjet të dy vendeve, që do të mundësonte një progres.
Në këtë kuadër, pala greke shprehu shqetësimin e saj për aktet dhe deklaratat e vazhdueshme të Shkupit zyrtar, që "e rëndojnë atmosferën dhe vështirësojnë perspektivën e negociatave".
Greqia dëshiron që marrëdhëniet midis të dy vendeve të karakterizohen nga parimet e fqinjësisë së mirë dhe punon në këtë drejtim, duke pritur të njëjtën gjë edhe nga pala tjetër, bën me dije ministria e jashtme greke.
Së fundi, pala greke shprehu gatishmërinë e saj për një pjesëmarrje konstruktive në hapat e mëtejshëm të procesit.