E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja e emrit, Gruevski fton Papandreun në takim

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu, duke e ftuar atë në një takim të përbashkët, i cili do të mbahej në Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër. Lajmi është publikuar nga shërbimi për informim i kryeministrisë në Shkup. Qëllimi i telefonatës ka ardhur për të intensifikuar negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit. çështja e emrit dhe angazhimet e vazhdueshme kanë paralajmëruar edhe mbërritjen e ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic për vizitë në Maqedoni dhe Greqi.(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›