E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA fotografon përplasjen e 2 asteriodëve

Teleskopi Hubble i Nasa-s ka fotografuar për herë të parë një përplasje mes 2 asteroidësh. Përplasja ka ndodhur 150 milionë kilometra larg tokës, ndërsa pamja e krijuar ishte e ngjashme me një kometë. Përplasja e asteroideve ndodhi në një shpejtësi 5 km/sekondë. Asteroidi i pagëzuar si P/2010 A2 u zbulua në 6 janar nga Lincoln Neart-Earth Asteroid Research, ndërsa sipas specialistëve bëhej fjalë për një kometë. Por kur teleskopi mundi të fiksonte pamjen e tij, struktura ishte shumë e ndryshme nga ajo e një komete. Duke hetuar mbi trajektoren e këtij asteroidi, astronomët arritën të zbulojnë se i përket familjes Flora të asteridëve të formuar më tepër se 100 milionë vjet më parë. I të njëjtës familje ishte asteroidi që ra në tokë 65 milionë vjet më parë, i cili shkaktoi zhdukjen e dinosaurve. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›