E Diel, 1 Nëntor 2026

Cfare perkthehet sot nga letersia shqipe ne frengjisht dhe perse? Nga Mira Meksi*

Pyetja e shtruar shfaqet tejet e shtrire, arsye per te cilen gjykojme si te udhes ta kufizojme mjaft ndjeshem ne koordinata kohore dhe hapesinore, per ta hedhur veshtrimin vetem: se pari, tek ajo pjese e letrave shqipe qe u levrua brendaperbrenda territorit te Republikes se Shqiperise, se dyti, tek ajo pjese e letersise shqipe qe u perkthye ne frengjisht pas viteve '90 dhe se treti, tek ajo pjese e letrave shqipe qe u perkthye ne frengjisht, duke shmangur kesisoj ate pjese qe u shkrua drejtpersedrejti ne frengjisht. Nje kufizim i tille ne kohe dhe ne hapesire jep mjaft dore per te hedhur nje veshtrim me te kujdesshem dhe me depertues rreth atij realiteti kompleks qe perpiqet te percjelle pyetja e shtruar. Se fundmi, krahas kufizimeve te mesiperme, ne kete ligjerate jemi perpjekur t'i shkojme hap pas hapi edhe nje kufizimi tjeter; me konkretisht, kapjen pas thelbit te dukurive te pikasura, duke lene menjane, qofte rastet e jashtedukurive dhe qofte protagonistet apo shfaqjet e vecanta te dukurive te ngerthyera. Nje kufizim i tille, besoj, do te arrinte qe te shmangte me efikasitet jo pak paragjykime dhe polemika te mundshme, te cilat do te rrezikonin ndjeshem qe ta kthenin tere kete qasje ne shprehje te asaj qe tashme jemi mesuar ta cilesojme rendomtazi si rivalitet qe shkrimtaret shfaqin shpeshtas ne adrese te njeri-tjetrit. Perkthimi shfaqet si nje nga zejet qe shqiptaret e kane levruar mjaft heret, madje, ne nje kohe kur kjo zeje ishte ende ne hapat e saj te pare, ku do te mjaftonte qe te sillnim ne vemendje Shen Jeronimin - shenjtorin mbrojtes te perkthyesve - i cili vinte nga nje familje ilire e trevave te Stridones (ne Dalmaci), nje fshat ne veriperendim te lumit Buna, ku sot gjarperon kufiri shqiptaro-malazez; duke shmangur nje ceshtje tashme te njohur dhe tejet te debatuar mes rrymave nacionaliste qe nisen te gjallonin ne trevat e Ballkanit gjate periudhes se lindjes se "shtet-kombeve", kryesisht aty nga fundi i shekullit XVII (ndonese Jacques le Goff, sic dihet tashme, i veren fillesat e "nacionalizmit" pergjate periudhes se Mesjetes se vone); duke shmangur, po ashtu edhe disa nga tezat historikisht te pabazuara te Robert Elsie-se ne lidhje me "kombesine" e Shen Jeronimit, do te doja te vija ne pah se te kjo cilesia e mbrojtesit te perkthyesve verejme nje sjellje qe i eshte brendashkruar vazhdimisht ne formen e nje tipari shqiptareve, pavaresisht "kombesise" se Shen Jeronimit; me konkretisht, qysh se ne kohet e hershme, krejt ndryshe nga sa verejme te popujt e tjere, mendjet e ndritura te letersise dhe kultures shqiptare shkruan ne nje gjuhe tjeter, ne nje gjuhe te ndryshme nga gjuha e tyre amtare; ndersa rilindesit italiane me ne krye Dante-n, shkruan ne italisht, ne "vulgaris eloquenti"a; ndersa Cervantes-i shkroi ne spanjisht dhe Shakespeare-i ne anglisht, shkrimtaret e mehershem shqiptare i shkruan veprat e tyre ne gjuhen sunduese te kohes, ne latinisht. Kjo gjendje e tyre prej "outsiders gjuhesore" verehet mjaft ndjeshem ne veprat e tyre; do te mjaftonte t'i hidhnim nje sy sado fluturimthi Jetes se Shen Palit dhe Epistolarit te Shen Jeronimit, apo "Jetes dhe bemave te Skenderbeut" dhe Rrethimit te Krujes, se Marin Barletit, per te kuptuar se gjuha ne te cilen shkruan ishte dhe vijoi te mbetej per ta nje gjuhe e "tjetert", vete "gjuha e tjetrit"; latinishtja e Shen Jeronimit qendron mjaft larg senecus-it te kohes, nderkohe qe edhe latinishtja e Barletit qendron mjaft larg latinishtes se periudhes se hershme te Rilindjes. Ajo cka shfaqet e rendesishme ne keto shembuj, eshte kjo: per shqiptaret, deshira dhe nevoja per te komunikuar me tjetrin ishte shume here me e fuqishme sesa vete nevoja per te levruar gjuhen e tyre, sic shfaqej rasti i autoreve qe permendem me lart, te cilet veshtrohen edhe si "themeluesit" e gjuheve kombetare ne vendet perkatese. Nevoja per t'u hapur ndaj tjetrit ishte shume me e fuqishme sesa nevoja per te levruar vetveten duke u perthyer mbi vetvete dhe mbyllur ne vetvete. Pikerisht per kete arsye, perkthimi ne gjuhen e tjetrit shfaqet nje sjellje qe i paraprin perkthimit te tjetrit ne gjuhen amtare, ku do te vlente te sillnim ne vemendje faktin se "perkthimi" mbetet nderkaq edhe zanafilla e letersise vendase; e para veper qe na ka mberritur sot e shkruar ne shqip eshte pikerisht nje perkthim, i njohur si Meshari i Gjon Buzukut, nje nga perkthimet e para te meshes latine ne nje gjuhe tjeter, i perkthyer, sic na ben me dije perkthyesi, ne vitet 1554-1555, qe do te thote shprehimisht shume kohe me pare sesa botimi i plote i origjinalit latinisht me 1570 nga Papa Piu V.
Kjo nevoje e ngutshme per te perkthyer dhe, perpara se gjithash, "per t'u perkthyer", vijoi te ishte e pranishme edhe gjate periudhes se rimekembjes kombetare, ku do te mjaftonte qe te sillnim ne kujtese faktin se poema "Moj Shqypni, e mjera Shqypni", e cila ishte edhe "himni kombetar" i Shqiperise se periudhes para pavaresise, u shkrua ne shqip dhe u perkthye ne italisht prej vete autorit, Pashko Vasa.
E njejta nevoje ndihet mjaft fuqishem edhe sot dhe shfaqet pothuajse sipas te njejtave tipare dhe levizjeve te pararendesve tane. Kjo vlen te thuhet sidomos pas viteve '90, te cilat, sic dihet, u shenjuan nga nje mori ngjarjesh te rendesishme politike, te kurorezuara me rifitimin e se drejtes se fjales se lire dhe te krijimit te lire te shprehjes artistike dhe letrare. Mbas ndryshimit te sistemit, deshira dhe perpjekja e shqiptareve per te perkthyer dhe per t'u perkthyer ka qene e madhe, sidomos ne frengjisht, per hir te tradites qe kjo gjuhe ka ne vend (Shqiperia eshte e njohur si vend frankofon), por edhe te nje dashamiresie te treguar nga Franca ne kete drejtim (perkthimi i pothuaj tere vepres se Kadarese, por edhe i shkrimtareve te tjere). Njelloj sic kishte ndodhur me pare, dhe ndoshta duke u nisur deri edhe nga te njejtat shkaqe dytesore (me konkretisht, nga fakti qe ishim nje popull i vogel ne numer, nje popull qe nuk kishte ndonje ndikim te madh ne zhvillimet politike te kohes, me nje ekonomi pothuajse te pazhvilluar, e paafte qe te eksportonte "gjuhen", sic verejme te ndodhe ne kohet tona me anglishten), me se pari dhe me se tepermi, jane vete shqiptaret ata qe ngarendin t'i jepen perkthimit te vetvetes; kush me shume dhe kush me pak, nder krijuesit shqiptare, pjesa derrmuese eshte rrekur qe te gjeje perkthyes nga gjuha e krijimit ne gjuhe te huaj dhe te perktheje vepra qe flasin per gjithe sa ka ndodhur gjate periudhes se "mbylljes". Pare nga ky drejtim, "hapja" e tyre eshte shumeplaneshe: psikologjike, epistemologjike, politike dhe... njerezore. Nese mbajme parasysh kete, fakti qe veprat me te perkthyera jane jo eksperimentet letrare, por memorialistika apo vepra me karakter historik qe perfshijne periudhen e diktatures, nuk krijon asnje ndjesi te cuditshme. Porse kjo eshte vetem njera faqe e medaljes. Njelloj sic ishin ndier edhe gjate kohes se diktatures, kur "hyrjet" (sjellja e veprave ne shqip) dhe "daljet" (sjellja e veprave shqipe ne gjuhe te huaj) perkthimore diktoheshin nga kasta ne pushtet dhe ligjet e rrepta ideologjike, edhe ne kohet tona krijuesit ndihen serishmi te "kushtezuar", per te mos thene te "diktuar"; ne vend te diktatures dhe ideologjise komuniste, tashme krijuesve u duhet te perballen me nje diktat tjeter: me ligjesite e tregut, te kerkeses qe kushtezon ne thelb oferten. Dhe ne kete drejtim, gjerat duket se levizin brenda nje horizonti mjaft te turbullt, madje dramatik per krijuesit e letrave shqipe. Cdo te thote kjo? Duke jetuar ne nje bote ku "bursa e vlerave te mirefillta dhe te patjetersueshme artistike" perzihet keqazi me "bursen e interesave dhe vlerave te ndryshueshme te tregut", levruesit e letrave shqipe, me synimin per te qene "te botuar jashte vendit", kane nisur te leshojne jo pak pe ne drejtim te "invariableve", per t'u kapur pas "variableve" letrare, duke u perpjekur shpeshtasi qe te levrojne nje mori vlerash te luhatshme, ne mos te dyshimta, te cilat duket se grishin fort nje lloj kersherie te vecante ndaj asaj qe ndodh brenda "izolimit" ne pergjithesi, por edhe ndaj vuajtjes njerezore ne vecanti. Ne kete kuader, gjithe sa verejme me se shpeshti ne letrat shqipe te atyre autoreve qe priren te botohen gjithcmos jashte kufijve te Shqiperise eshte prirja per te kenaqur kete kategori te lexuesve, duke marre kesisoj mbi vete nje sjellje prej "zbuluesi botesh te ndaluara" dhe prej viktime, domosdo. Te perfshire ne manovrat e kesaj "burse variablesh", nje pjese e mire e shkrimtareve jashtanake (outsiders) metojne qe te ofrojne gjithnje dhe vazhdimisht pamjen e nje Shqiperie te pikturuar sa me zi, nderkohe qe, ndonese permes nje neorealizmi te vonuar, keta shkrimtare mund te ishin kahur fare mire jo qe t'i jepeshin thjesht dhe vetem nje pershkrimi bardhe e zi te periudhes se komunizmit, por te na jepnin nje pershkrim te gjithe atyre ndryshimeve rrenjesore qe vendosja me dhune e diktatures solli ne ndergjegjen kolektive dhe individuale, duke u perpjekur qe te nxjerre ne pah jo vetem nje proces tjetersimi masiv, por edhe linjat e rezistences dhe ate pjese te popullsise qe diti te krijoje nje jete njerezore - sado ne kushtet e nje diktature cnjerezore - brenda ketij kuadri historik. Duke qene promovues te vetvetes, nje pjese e mire e krijuesve shqiptare duket se po perpiqen t'i shkojne nga pas kerkeses se perkohshme te tregut, duke trokitur neper dyert e botuesve franceze me "viktimat" e radhes, nderkohe qe nje pjese tjeter e shkrimtareve, ndonese shfaqin arritje te dukshme ne "invariable", vijojne ende te mbeten nen hije, te panjohur ne France, per shkak se temat e tyre nuk perkojne me syresh qe dikton kerkesa e tanishme e tregut, sikunderse edhe per shkak te mungeses se nje interesi sistematik dhe nje programi te mirefillte botimor te botuesve franceze kundrejt prurjeve te letersise shqipe, te cilat, per hir te se vertetes, meritojne nje vemendje shume here me te madhe. Porse, per keta te fundit, eshte me e rendesishme qe te kujtohen si levrues te denje te fjales artistike dhe jo si mbartes e percues idesh dhe pamjesh te nje te viktimizuari. Sa per njohjen, kjo kategori shkrimtaresh duket se ka mesuar jo pak nga rasti i Shakespeare-it, andaj dhe presin me durim lindjen e nje Goethe-je te ri, ne fund te fundit, e nje lexuesi neorealist. E atehere, jemi te sigurt se edhe perkthimi i veprave shqipe ne frengjisht do te njohe nje tjeter zhvillim dhe do te jete shume here me grishes dhe me perfaqesues perballe lexuesit te ri francez.
* Pjese nga ligjerata e mbajtur ne Sallonin e Librit te Ballkanit, Paris 4-5 qershor 2010

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›